Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

‘U bëmë pak nostalgjikë sot’’, Alban Skënderaj rikthen kujtimet e fillimeve të lidhjes me Miriamin

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë një prej çifteve më të njohura dhe të dashura të skenës shqiptare, të cilët gëzojnë një martesë të lumtur prej 6 vitesh, por lidhja e tyre ka nisur tash e 18 vjet.

Historia e tyre bashkë është shembull frymëzues për shumë çifte të tjera, duke treguar sesi mund t’i rezistosh kohës, rrethanave dhe sfidave të ndryshme.

Së fundmi, Albani ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi të rrallë me Miriamin, të shkrepur shumë vjet më parë. Fotografia ka ngjallur nostalgji te artisti, i cili ka shkruar: “U bëmë pak nostalgjikë sot”. Për ta kompletuar momentin, Albani ka bashkëngjitur edhe kolonën zanore të këngës së tyre të përbashkët “Let Me Die With You”, duke rikthyer kujtime të veçanta nga koha kur muzika i bashkonte edhe më shumë.

‘U bëmë pak nostalgjikë sot’’/ Alban

Çifti është prindër i dy fëmijëve dhe ndonëse jeta publike i mban shpesh në vëmendjen e mediave, ata ruajnë momente intime dhe familjare që i ndajnë me ndjekësit e tyre herë pas here. Bashkëjetesa e gjatë dhe respekti reciprok janë disa nga elementët që e bëjnë historinë e tyre të veçantë dhe të admirueshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles