Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“Kam humbur çdo kontakt me djalin”, Meriton Mjekiqi i drejtohet me një mesazh ish-partneres: E ke tepruar

Meriton Mjekiqi, ish-finalist i “Big Brother VIP 3” ishte i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel ku tha se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij. Moderatori tregoi sesa shumë i mungon djali, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij.

Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit. Kam humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt që ta di si e kam djalin. Djali ka bërë 7 vjeç, më mungon. Deri në fund do ta kërkoj djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.

Faji im që jemi ndarë, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar me këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë qe kemi. Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar ajo këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.

Kur ta takoj do ia them të vërtetën time. Ai rritet në një të vërtetë, por besoj se do e kuptojë edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyer, por në raport Loart-Meriton, ka abuzuar deri në maksimum.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles