Këngëtari dhe artisti i njohur Luiz Ejlli ka ndezur rrjetet sociale me një postim misterioz në Instagram. Ai ka publikuar një imazh me sfond të zi ku shkruan:
“Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”
Ky mbishkrim ka ngritur menjëherë kureshtjen e ndjekësve, të cilët po spekulojnë se bëhet fjalë për një projekt të ri kinematografik ku mund të jetë i përfshirë vetë Luizi, ndoshta një film i bazuar në historinë e tij personale apo në ngjarjet që e kanë bërë një nga figurat më të komentuar të viteve të fundit.
Ende nuk ka detaje të tjera zyrtare, por me këtë paralajmërim, duket se shkurti i vitit 2026 do të sjellë diçka të madhe për fansat e tij.





