Reperi i njohur shqiptar Mozzik ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e tij të fundit në Instagram, duke ndezur debat me një mesazh të mbushur me nënkuptime për besnikërinë dhe tradhtinë.
Në një foto të publikuar në profilin e tij, artisti nga Ferizaj ka shkruar: “Qentë s’të tradhtojnë kurrë, s’të kafshojnë pas shpine… prandaj i mbaj afër.”
Mozzik njihet për mënyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe emocionale të komunikimit me publikun, shpesh duke përdorur rrjetet sociale për të shprehur ndjenja dhe mendime personale.
Si zakonisht, reagimet e ndjekësve nuk kanë munguar: disa e kanë parë postimin si një reflektim mbi besnikërinë, ndërsa të tjerë e interpretojnë si një mesazh të koduar për dikë në veçanti.






