Sa ka ndryshuar Erik Fullani, nga ai djali i pasur që nuk harronte për çdo ditë të reklamonte jetën luksoze në rrjete sociale si djali i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, e sot i ‘rrëmbyer’ nga dashuria për Sara Hoxhën.
Erik Fullani ka qenë i ftuar së fundmi në episodin e radhës ‘Me Mira Kazhanin’ ku u diskutua dhe për një video të bërë dikur virale në rrjet. “Erik Fullani fshin djersët me 500-she euro”, ishte titulli që pushtoi portalet disa kohë më parë.
Sot, Fullani tregon se ajo ishte një fasoletë dhe se e postoi për shaka, por e gjitha u kthye në një sulm për të dhe familjen e tij.
“Nuk më japin asnjë lloj emocioni, po në atë kohë ka qenë vështirë. Zgjoheshe në mëngjes dhe shikoje çdo lajm, çdo artikull, histori të pavërteta dhe të vërteta.
Kur je para gjykimeve, ofendimeve, nuk i menaxhoja aq mirë sa sot, në atë kohë nuk ishte kollaj. Ajo nisi si sulm për familjen dhe babain tim, që në atë kohë ishte guvernator i Bankës dhe donin të gjenin një mënyrë si ta shanin dhe gjetën një Erik që mund të shtoje çfarë të doje.
Atë lajm ma përmend çdo njeri që më takon për herë të parë. Kisha blerë një farcoletë që ngjante si 500 euro dhe e postova si shaka dhe e postuan, e bënë të madhe. Nuk arritën ta bënin dot diferencën që ishte reale apo jo, duket nga ngjyra, nga shkrimi”, thotë ai.
Ai gjithashtu u shpreh se tashmë është shumë i dashuruar dhe se madje kishte menduar dhe vendin se ku do të bënte ceremoninë e martesës. Tashmë çdo dyshim është shuar, Erik Fullani dhe blogerja Sara Hoxha janë më të dashuruar se kurrë.





