Pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania, Kejvina Kthella duket se ka zgjedhur një rrugë ndryshe nga ajo që e njihnim më parë.
Ndryshe nga vitet e kaluara, ajo është tërhequr ndjeshëm nga jeta publike dhe nuk është më aktive në rrjetet sociale apo në eventet mediatike.
Së fundmi, përmes një reagimi në Instagram, Kejvina ka ndarë me ndjekësit arsyen pse ka vendosur të largohet nga vëmendja e publikut.
“Nuk më tërheq më fare se di pse më pa ardhur ky ndryshim (edhe unë habitem nga vetja pasi më parë e kisha shumë qejf vëmendjen të bëja programe, gjëra të reja, foto bla bla) nuk e di ç’po ndodh.. por unë po zgjohem çdo ditë ndryshe … me dëshira tjera me ëndrra të reja”, ka shkruar ajo në përgjigjen e saj.
Deklarata e Kejvinës ka marrë dhjetëra reagime pozitive nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë përgëzuar për maturinë dhe për ndryshimin që ka zgjedhur në jetën e saj.






