Saturday, May 2, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

G Bani tregon marrëdhënien me Laertin pas “Big Brother VIP”

Ish-banori i “Big Brother VIP”, G Bani, ka folur hapur për raportin e tij me aktorin e njohur Laert Vasilin, me të cilin ndau shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Në një sesion pyetjesh e përgjigjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti nëse ka pasur kontakt me Laertin pas përfundimit të spektaklit.

Përgjigjja e G Banit ishte e drejtpërdrejtë dhe me tone ironike:

Jo. Te after party kaloi dhe nuk foli. Te premiera e filmit po ashtu. Është intelektual çuni, opinionist te Për’puthen dhe te Top Story, jo do si do. Pak delirant, po media kështu i don.”

Duke e përshkruar Laertin si një person “intelektual dhe opinionist”, G Bani nuk kurseu as një thumb, duke nënvizuar se ai është “pak deliran”, por se kjo është pikërisht ajo që kërkon media, personazhe që ngjallin debat dhe që tërheqin vëmendjen e publikut.

Kujtojmë se pas “Big Brother Vip Albania”, aktori i njohur Laert Vasili nisi një eksperiencë të re në emisionin “Përputhen”, aty ku është në rolin e opinionistit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles