Monday, April 27, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Akuzoi për ngacmim s*ksual Saimir Kodrën, Egla Ceno dënohet me 1 mln lekë gjobë

Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.

Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Gjatë një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e “Big Bradhor VIP” deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv.

Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij.

Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore.

Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.

Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion lekë gjobë, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles