Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

“U merrte burrat të tjerëve”, Elton Ilirjani reagon pas deklaratave të Shqipes për Parashqevinë: Çështja do shkojë në gjykatë

Deklarata e fortë e Shqipe Hysenajt në një intervistë, ku tha se kishte dëgjuar thashetheme se këngëtarja Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave dhe për këtë mbeti “rrugëve”, ka nxitur një reagim të menjëhershëm dhe të ashpër nga Elton Ilirjani.

Biznesmeni, i cili strehoi dhe i dha ndihmë Parashqevi Simakut pasi ajo u gjet në një stacion treni në New York dhjetorin e kaluar, ka dalë në mbrojtje të ikonës shqiptare.

Fillimisht, Eltoni shpërndau deklaratën e Shqipes në InstaStory dhe shkroi ashpër: “Shqiperia aty ky dashuria dhe komplimenti ka vdekur”. Ai shtoi se ky është një “kryqëzim për të gjithë shpifësit/thashethemexhinjtë e lagjes dhe të kafeneve”.

Në vijim, Elton Ilirjani publikoi një seri videosh ku mohoi kategorikisht çdo akuzë të ngritur nga Shqipe Hysenaj.

Më tej, ai njoftoi se kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq dhe se do të ndiqet në rrugë ligjore.

Ky reagim tregon se biznesmeni është i vendosur të mbrojë emrin dhe dinjitetin e Parashqevi Simakut, duke e çuar çështjen e thashethemeve në Gjykatë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles