Friday, May 15, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

U tha se tenori e “harroi” që ta priste, si qëndron e vërteta e rrëzimit në skenë të sopranos Eva Golemi

Një ndër lajmet më të bujshme të kësaj të diele ka qenë ngjarja e regjistruar në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas së Baletit ku premiera e operas “La Traviata”, nuk shkoi ashtu sikurse dhe ishte parashikuar.

Nëpër media qarkulloi me të madhe se “fajtori” ishte tenori italian, Alfredo, i cili u tha se “harroi” që të priste sopranon, Eva Golemi gjatë aktit të tyre të tretë.
Por, e vërteta është krejtësisht tjetër dhe jo ashtu sikurse është raportuar deri më tani. Burime për Beautyfair Albania bëjnë me dije se gjatë interpretimit sopranoja u ndje keq dhe papritur i ra të fikët, duke mos i dhënë kështu kohën e nevojshme tenorit italian që të vepronte.
Ndonëse ky i fundit iu afrua menjëherë për ta kapur, Eva ishte përtokë dhe pa ndjenja. Në një skenë magjike si ajo e TKOB dhe në interpretimin e një opera aq të famshme sa dhe “La Traviata”, mesa duket emocionet kanë bërë të veta!
Fatmirësisht Eva ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që stafi i Beautyfair Albania i uron shërim të shpejtë sopranos dhe rikthim sa më të shpejtë aty ku e ka vendin, në skenë për të magjepsur të vogël dhe të madh me zërin e saj magjik!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles