Çfarë parashikon protokolli mbretëror për veshjet në rastet e humbjes së jetës?

0
201

Rastet e vdekjeve në familjen mbretërore trajtohen sipas një protokolli të caktuar, i cili zbatohet për disa javë.

Një prej rregullave të shkruara në protokoll është veshja e veshjeve të zeza, të cilat rrallëherë vishen nga mbretërit në periudha të tjera kohore dhe kryesisht janë të rezervuara për periudha zie.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten, më 8 shtator, të gjithë anëtarëve të familjes u kërkohet të veshin këtë ngjyrë deri një javë pas funeralit të Mbretëreshës të hënës, 19 shtator.

Në një deklaratë të Pallatit Buckingham thuhej: “Është dëshira e Madhërisë së tij, Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here