Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka ndarë dje lajmin e gëzueshëm se është bërë nënë për herë të parë me një vajzë.
Ky lajm ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, mes tyre edhe nga moderatorja shqiptare Einxhel Shkira.
Në një InstaStory, ajo i është drejtuar me humor partnerit të saj, Dj Dagz, duke shkruar: “Ja dhe Riri e bëri gocën, po ne kur?”
Kujtojmë se Einxhel dhe Dagz u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ndërsa sot janë prindër të dy djemve.





