Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

‘Kunata’ dhe ‘Kuditas’: A është Einxhel çelësi për të kuptuar lidhjen Sarah – PM?

Në mediat rozë po qarkullojnë zëra për një ndarje të mundshme mes Sarah Berishës dhe DJ PM, një prej çifteve më të përfolur të showbiz-it shqiptar. Spekulimet nisën pasi në ditëlindjen e Sarës, DJ PM nuk bëri asnjë urim publik për të, një gjest që zakonisht është pjesë e pritshmërive në marrëdhëniet publike të figurave të njohura.

Kjo mungesë u vu menjëherë re nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e cilësuan si “shenjë ftohjeje” apo edhe ndarje të mundshme. Por, gjithçka mori një kthesë të papritur kur Einxhel Shkira, partnerja e DJ Dagz dhe një mike e afërt e Sarës, bëri një urim publik për ditëlindjen e blogeres.

Në mesazhin e saj, Einxhel shkruan:“Kuditas in Afrika!”
Pikërisht ky detaj ka nxitur dyshime se çifti mund të jetë ende bashkë dhe se mungesa e urimit publik nga DJ PM mund të jetë thjesht një zgjedhje për të ruajtur privatësinë.

Përdorimi i fjalës “kunata”, duke ditur se DJ Dagz dhe DJ PM janë miq shumë të ngushtë e të pandarë që prej “Big Brother VIP”, mund të nënkuptojë se Sarah dhe PM vazhdojnë të jenë në një lidhje. Për më tepër, fraza “Kuditas in Afrika” ngjan të jetë një referencë personale ose ndonjë shaka e brendshme mes tyre, ndoshta që lidhet me një udhëtim apo eksperiencë të përbashkët, çka hedh poshtë aludimet për ndarje.

Megjithatë, deri më tani, as Sarah dhe as DJ PM nuk kanë bërë ndonjë reagim zyrtar që të konfirmojë ose mohojë këto zëra. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse dyshja do të thyejë heshtjen dhe do të qartësojë statusin e marrëdhënies së tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles