Për një kohë janë përfolur për një lidhje, por tani Patris Berisha dhe Santiana Maloku e kanë bërë zyrtare marrëdhënien e tyre. Lidhja u konfirmua përmes një fotografie intime që muzikanti publikoi në InstaStory, ku dyshja u panë të përqafuar në ashensor. Ky imazh duket se shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre personale, duke hequr çdo dyshim mbi spekulimet që qarkullonin më parë.
![]()





