Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Loredana Brati, i është rikthyer televizionit me një sfidë të re që premton të tërheqë vëmendjen e publikut. Pas eksperiencës në reality show dhe më vonë në panelin e “Goca dhe Gra”, këtë sezon ajo do të jetë pjesë e programit të dashurisë “Për’puthen” në Top Channel.
Por ndryshe nga rolet që kemi parë më herët, këtë herë Loredana do të ketë një pozicion të veçantë. Ajo do të shfaqet si “matchmaker”, duke u vendosur në krah të djemve konkurrentë. Me përvojën e saj në ekran dhe energjinë karakteristike, Loredana do t’i trajnojë dhe këshillojë ata për mënyrën se si duhet të prezantohen, si të ndërtojnë marrëdhënie të qëndrueshme dhe si të tregojnë anën e tyre më të mirë përballë publikut dhe vajzave të programit.





