“10 zemra që rrahin në të njëjtën kohë. 10 mamitë tona po përjetojnë mrekullinë e shtatzanisë njëkohësisht”, ky ishte njoftimi i një dite me parë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të maternitetit, u mësua se 10 mamitë e këtij spitali janë në pritje të ëmbël dhe përpos kujdesit ndaj pacienteve, ato duhet të kujdesen edhe për foshnjat që po rriten brenda tyre.
“Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatzënisë.
Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre
Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, shkruhej ndër të tjera në postim.





