Pas më shumë se dy dekadash, legjendat e rokut botëror Scorpions rikthehen në Tiranë për një mbrëmje që premton të shkruajë histori.
Në 60-vjetorin e krijimit të grupit, skena e sheshit Skënderbej do të pushtohet nga tingujt e disa prej këngëve më ikonike të të gjitha kohërave, si “Wind of Change”, “Still Loving You”, dhe “Rock You Like a Hurricane”.
“Jemi të lumtur që jemi kthyer pas 24 vitesh. Jemi të lumtur që kemi gjetur një mënyrë për t’u kthyer. Po celebrojmë 60-vjetorin e Scorpions dhe programi përfshin të gjitha hitet dhe disa nga këngët që janë më të rekomanduarat. Ky nuk është një tur lamtumire. Ne bëmë një gabim vite më parë, por ndonjëherë ndodh dhe sheh nga skena një gjeneratë të re sikurse jeni ju, aq sa nuk na besohej. Nuk na besohej që ju donit të na shihnit dhe kjo është fantastike për ne”, tha Rudolf Schenker, vokalisti i grupit.
“Ne ishim në Bukuresht para se të vinim këtu dhe të gjithë miqtë tanë, veç audiencës u habitën se sa fëmijë ishin të pranishëm bashkë me prindërit e tyre. Ishin fëmijë 6-10-12 vjeçarë, djem dhe vajza. Kjo është diçka fantastike që tregon se po përfshijmë një gjeneratë të re”, u shpreh Mikkey Dee.





