Sunday, May 17, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ndahet nga jeta në moshën 57-vjeçare Ajet Avdullaj, njeriu i modës në Durrës

Ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 57 vjeçare Ajet Avdullaj, njeriu i modës në Durrës.

Ajet Avdullaj ishte ndër të parët stilistë që ngritën pasarelat e para në vendin tonë dhe veshi hijshëm modelet dhe miset tona.

Ishte ai që qepi veshjet për sfilatë të Hygerta Sakos qëkurse ajo ishte gjimnaziste, stiloi për Valbona Çobon e të tjera mise.

Ateljeja e tij u vizitua nga politikanë të rangut të Fatos Nanos e të tjerë të cilët veshën kostumet e modeluara dhe qepur nga Ajeti. Gjithashtu biznesmenë të mëdhenj si Shefqet Kastrati u veshën nga duart e Ajet Avdullajt.

Ajeti ishte një novator i modës, një artist i vërtetë. Ai ishte jo vetëm një artist por edhe qytetar me virtyte të larta njerëzore.

Por krejt papritur një atak kardiak i mori jetën duke lënë në pikëllim familjen, shokët, miqtë si dhe botën e modelingut.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles