Monday, April 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Delinda Disha largohet nga emisioni “Xhadat”, akuzon MCN TV për mospagesë

Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tha se është larguar për shkak të mospagesës së rrogës së saj, ndërkohë që kolegët e tjerë e kishin marrë pagesën për muajin prill.

“Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

Në një tjetër reagim, Disha akuzoi drejtuesen e MCN TV, Marsida Karabollaj, se nuk paguan punonjësit me muaj dhe i largon nga puna pa arsye.

“Ky është personi që nuk i jep me muaj të tëra rrogat dhe i shkarkon punonjësit e MCN-së kur dhe si i do qefi. Në vitin 2025 është e turpshme të mbash peng punonjësit me muaj të tërë pa i paguar”, shkroi moderatorja, duke publikuar edhe një foto të Karabollajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles