Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Marrëdhënia e veçantë e Roza dhe Dhimitër Anagnostit, si e rrëfente aktorja njohjen me të

Gjatë së martës, janë mbajtur homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë duke lënë pas vepra të pavdekshme. 2 shtatori u shpall ditë zie kombëtare, ndërsa të mërkurën, ai do të përcillet në banesën e fundit, në vendlindjen e tij në Vuno.

Në homazhet që u mbajtën të martën nuk munguan figurat e njohura, ndërsa një pamje e trishtë ishte Roza Anagnosti duke i dhënë lamtumirën shokut të saj të jetës. Aktorja ishte muza e regjisorit dhe siç e përshkruan kineasti Agron Domi marrëdhënien e tyre në “Rudina” në Tv Klan, ata ishin të pandarë.

Agron Domi: Çift i pandarë, të ardhurueshëm. Roza ishte grua, bashkëshorte, asistente, i bënte të gjitha që të kujdesej. Për librin e tij që bëri, kujdesej ta linte te “Corner” te Akademia e Arteve, “e ke atje në këtë orë, më thuaj kur ta marrësh”, një merak i paparë. Një grua inteligjente, përveç talentit teatral dhe kinematografik.

Një muzë pranë Taqos. Më ka ndihmuar shumë në 2016, koincidoi 80-vjetori i Taqos dhe 40-vjetori i Lulëkuqe mbi mure dhe menduam atëherë në kuadër të tij që t’i jepnim një çmim nderi, bufin e TIFF-it, meritë e madhe dhe për gjithë organizimin kjo duhet të ishte si surprizë dhe që Taqo të ishte pjesë e kësaj dhe të kishte emocionin.

Rudina Magjistari: Ia dolët?

Agron Domi: Ia dolëm sigurisht, me garancinë që jepte Roza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles