Soni Malaj, një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, vazhdon të tërheqë vëmendjen jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me bukurinë që ajo shfaq.
Përveç angazhimeve në muzikë, artistja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente të ndryshme nga jeta e përditshme me ndjekësit e saj.
Së fundmi, Soni ka publikuar disa foto mahnitëse ku shfaqet me një fustan elegant të bardhë, duke vënë në pah format e saj trupore në mënyrë të shkëlqyer. Ajo duket më në formë se kurrë, ndërsa eleganca dhe thjeshtësia e saj janë komentuar shumë nga fansat.





