Prej muajsh, Egli dhe Gjesti kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak të marrëdhënies së tyre të luhatshme. Pas spekulimeve të shumta për një ndarje të mundshme, duket se një postim i fundit nga këngëtarja ka rikthyer në skenë dyshimet për një ribashkim mes tyre.
Në një foto të publikuar në Instagram, Egli shfaqet me një buzëqeshje të qetë dhe të lumtur, ndërsa një dorë mashkulli i prek fytyrën me përkëdheli. Ky imazh i ëmbël nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e shumtë të saj, të cilët menjëherë kanë nisur të bëjnë lidhjen me Gjesti-n.
Ajo që ka ngritur më shumë dyshime është një detaj në dukje i vogël, por domethënës: byzylyku në dorën e mashkullit që shfaqet në foto. Fansat kanë vënë re se ai ngjan shumë me atë që Gjesti mban shpesh, duke ndezur menjëherë aludimet për një ribashkim të mundshëm të çiftit të njohur.
Komentet në rrjet nuk kanë munguar, me shumë fansa që shprehen të lumtur për mundësinë e rikthimit të tyre, ndërsa të tjerë mbeten skeptikë, duke pritur një konfirmim të drejtpërdrejtë nga artistët.
Deri më tani, as Egli dhe as Gjesti nuk kanë reaguar publikisht në lidhje me postimin apo zërat për një ribashkim. Megjithatë, sinjalet e fundit kanë shtuar kuriozitetin e publikut dhe duket se historia e tyre vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
A do të konfirmojnë ata rikthimin? Apo është fjala për një tjetër enigmë në rrjetet sociale? Koha do ta tregojë





