Fiks mu në zemër të kryeqytetit, aty ku horizonti “takohet” me qiellin, ndodhet një oaz unik për ata që kërkojnë pushim, freski dhe elegancë, pishina Infinity e Vivia Medical Spa.
Ky vend i mrekullueshëm të bën të harrosh përditshmërinë dhe të përqafosh momentin. Këtë muaj gusht, Vivia Medical Spa sjell një arsye më shumë për t’ju bërë pjesë të kësaj magjie: 10% ulje në hyrjen dhe shërbimet e pishinës Infinity.
Një ftesë kjo për të gjithë ata që duan të shijojnë ditët e nxehta të verës në një ambient modern, me pamje panoramike që të lë pa fjalë.
Imagjinoni të notoni mbi qytet, ndërsa rrezet e diellit pasqyrohen në ujin kristal, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe plot gjallëri. Përveç pishinës, vizitorët mund të shijojnë zonën e rehatshme të sheslongëve, shërbimin e koktejeve të freskëta dhe kujdesin e stafit profesionist të Vivia Medical Spa, që e kthejnë çdo vizitë në një eksperiencë të paharrueshme.
Nëse dëshironi të kaloni një pasdite romantike, një fundjavë të qetë me miqtë, apo thjesht të shpëtoni nga vapa e qytetit, kjo është mundësia e duhur.
Oferta është e vlefshme vetëm gjatë muajit gusht, prandaj rezervoni vendin tuaj dhe përgatituni për një aventurë verore mbi çatitë e qytetit.





