Sunday, May 3, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Rita Ora në telashe, banorët lokalë shqetësohen nga rinovimet në rezidencën e saj

Rita Ora, e cila bleu në vitin 2021 një pronë historike në veri të Londrës me vlerë 7.5 milionë paund (rreth 8.6 milionë euro), po përballet me ankesa nga fqinjët për projektin e rinovimit që po planifikon. Rezidenca, e klasifikuar si ndërtesë e mbrojtur (Grade II), tashmë po përballet me reagime të forta pasi Rita ka propozuar ndërtimin e një palestër në oborrin e pronës.

Banorët lokalë, pjesë e një grupi fqinjësh që jetojnë në një bllok apartamentesh pranë, kanë dorëzuar një ankesë të përbashkët. Në dokumentin e tyre, ata theksojnë:
“Banorët që zgjodhën këtë zonë për qetësinë e saj, nuk duhet të detyrohen të jetojnë me ndriçim artificial, zhurma të amplifikuara apo humbje të privatësisë.”

Megjithëse projekti përfshin masa për izolim akustik, fqinjët shqetësohen për dyert e mëdha rrëshqitëse të palestrës, që sipas tyre mund të lejojnë muzikë dhe zëra me volum të lartë në çdo orë të ditës.

Ata theksuan se në një pronë ngjitur ekziston një rregull strikt që ndalon grumbullimet e mëdha dhe festat, për të ruajtur qetësinë dhe respektin mes banorëve. Sipas tyre, ky projekt rrezikon të minojë marrëveshjen e përbashkët për ruajtjen e paqes dhe mund të shkaktojë konflikte apo madje procese gjyqësore.

Një tjetër banor ngriti shqetësimin nëse ndërtimi i palestrës do të ndikojë negativisht në habitatin e ketrrave dhe dhelprave që jetojnë në zonë.

Megjithatë, nga ana e Ritës theksohet se palestra do të jetë e izoluar plotësisht nga zhurma, megjithëse tensionet me fqinjët mbeten të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles