Tuesday, May 19, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Netë të gjata pa gjumë”, Olsi Bylyku dedikim prekës për partneren: Ti u kujdese për mua

Një vit më parë, këngëtari Olsi Bylyku konfirmoi zyrtarisht romancën e tij të dashurisë me gazetaren Denada Lura. Ndërsa sot, një vit më pas ai ka prekur të gjithë ndjeksit me një dedikim të ndjerë për partneren e tij.

Në ditën më të veçantë të Denadës, në ditëlindjen e saj, këngëtari i shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, durimin, kujdesin dhe përkrahjen edhe në ditët kur shumë njerëz i gjykuan dhe i përfolën.

Postimin Olsi e mbyll duke i shprehur dashurinë si dhe një urim për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

“Ti e bëre të mundur. U kujdese për mua, U kujdese për ne.
Më mbështete në çdo vendim, nuk fjetje përkrah meje netë të gjata pa gjumë, nuk dëgjove asnjë fjalë të botës, nuk kërkove asnjë mendim.
Në çdo situatë ishe ti aty, pa regjistruar apo “beritur” diku në një vend duke duartrokitur…më mbështet. Të dashurosh është bukur, por Të dashurosh dhe riskosh është lavdi.
Faleminderit që më mësove! Ndaj sot gëzoj me ty, për ty! Gëzuar ditëlindjen Amia. Të Dua!

“Netë të gjata pa gjumë”, Olsi Bylyku dedikim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles