Pak e dinin që përveç televizionit, Sara Gjordeni ka pasur një të kaluar të shkëlqyer edhe në një tjetër fushë: lojën e shahut.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, teksa ndau një foto të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara zbuloi se ka qenë 12 herë kampione për të rinjtë në rrethin e Beratit, brenda një periudhe prej 6 vitesh.






