Këngëtari i njohur kosovar, Blero Muharremi, duket se po kalon një moment të rëndësishëm në jetën personale. Së fundmi, ai ndau në Instagram një screenshot nga biseda me të dashurën e tij misterioze, ku ajo i shpreh dashurinë dhe dëshirën për të martuar së bashku.
Partnerja i shkruan: “Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty”, ndërsa më tej shton: “Unë thashë PO, pa më pyetur hiç”, që ngjall dyshime për një fejesë apo martesë të afërt.






