Një ditë speciale kjo e kësaj të diele në familjen e vogël të Dafina Zeqirit. Shoku i saj i jetës dhe babi i djalit të saj, Daskan, feston sot ditëlindjen dhe këngëtarja s’mund të qëndronte pa i dedikuar disa fjalë zemre.
Në llogarinë e saj në “Instagram”, Dafi i ka treguar të gjithë “botës” se sa njeri i mrekullueshëm, partneri i mirë dhe babi shembullor për të voglin e tyre është Kreshniku.
Përmes një video nga momentet e tyre më të bukura, ku sigurisht është ardhja në jetë e Daskanit, këngëtarja i ka uruar dhe 100 vite të lumtura partnerit të saj.
“Urime ditëlindjen njeriut që ma ndryshoi jetën përgjithmonë! Shoku im më i mirë, burri im dhe babi i djalit tonë. Të dua pafund!”, shkruan Dafina





