Wednesday, May 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Nuk kërkoja kurrë një burrë me pozita apo me emër”/ Armina Mevlani rrëfen të pathënat për lidhjen me Shkëlzenin

Përballë Mira Kazhanit së fundmi ka qenë Armina Mevlani, përpos faktit të shtimit në peshë, rinisë, familjes, planeve për një bebe, ajo rrëfeu dhe një copëz nga e kaluara, kur takoi për herë të parë Shkëlzenin për të cilin nuk e dinte se ishte ai që ishte, djali i Sali Berishës.

“Unë kam enë një vajzë shumë e re kur e kam takuar dhe unë nuk i doja përgjegjësitë që do më vinin në lidhje me Shkëlzenin. Fare. Unë kam thënë ua sa bukur, dhe atëhere çdo gjë më dukej fushë me lule. Nuk e kam kërkuar një partner me emër, me famë me pozita nuk e kam kërkuar kurrë këtë gjë, asnjëherë.

Unë kam thënë dua një mashkull që të jetë intelektual dhe të rritemi bashkë profesionalisht. Dhe kur unë e kam parë nuk e kam ditur fare vërtet nuk e kam ditur që ai ka qenë Shkëlzeni”, ka thënë Armina.

Ndërkohë që më tej gazetarja e pyeti lidhur me marrëdhënien që ajo gëzon me dy fëmijët e Shkëlzenit, për të cilët u shpreh se i ka si “vëlla e motër” dhe përgëzoi për rritjen e tyre partnerin e saj, por veçanërisht nënën e tyre, Sadije Berishën.

Armina Mevlani: Të dy prindërit kanë bërë një punë të mrekullueshme me ata të dy, sidomos edhe mamaja e tyre e cila i ka rritur. Sepse ata kanë shumë përgjegjësi, janë fëmijë që kurrë nuk kanë shkaktuar probleme në adoleshencën e vet dhe jemi mirëkuptuar. Unë i kam pasur si motra dhe vëllezër të vegjël, sepse s’mund të them si fëmijët e mi pasi unë jam rritur me ata. Bile këtë e ka thënë dhe vajza po ‘ua ne jemi rritur bashkë sepse ti ke qenë 22 vjeç unë kam qenë 10 vjeç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles