Antonela Berisha është rikthyer sërish në qendër të polemikave pas një përplasjeje virtuale me një ndjekëse, e cila komentoi në profilin e saj një mesazh kritik për të dhe motrën, në lidhje me incidentin e vitit të kaluar ku Antonela goditi me gotë Klea Prengën.
“Në vend që të ishe në burg dhe të vuaje dënimin, je e lirë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo është fytyra e drejtësisë shqiptare.”
Por reagimi i Antonelës ishte i menjëhershëm dhe aspak i matur. Ajo i dërgoi ndjekëses një mesazh privat me gjuhë fyese dhe kërcënime serioze.




