Sikur të mos mjaftonte kjo, ndjekja reciproke në rrjete sociale mes Xhensilës dhe Xheraldinës (nënës së Ledrit) ka shtuar dyshimet dhe ka ndezur kuriozitetin e fansave. Në sytë e shumë ndjekësve, ky veprim shihet si një sinjal se marrëdhënia mes Ledrit dhe Xhensilës mund të jetë më serioze nga sa mendohej.
Në mungesë të një konfirmimi të drejtpërdrejtë, kjo “lëvizje virtuale” midis “nuses dhe vjehrrës” është interpretuar si një hap simbolik që mund të tregojë afrimin e dy familjeve – ose të paktën një miratim të heshtur.
Do të mbetet për t’u parë nëse këto gjurmë do të çojnë drejt një konfirmimi zyrtar, apo nëse është thjesht një afrim miqësor i keqinterpretuar nga rrjetet sociale.