Dashi
Falë Venusit dhe Neptunit jeta juaj sot do jetë plot diell. Do ndiheni mjaft mirë sidomos moralisht. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e këndshme. Do ndiheni më të lirë për t’i shprehur ndjenjat dhe do harroni përgjithmonë problemet e së shkuarës. Ju beqarët vetëm duhet të guxoni të flirtoni sepse më pas me çdo gjë do merren yjet. Në punë gjithçka do vazhdojë të ecë si duhet dhe nuk do keni probleme të mëdha si më parë. Do merrni goxha përgëzime edhe nga shefat tuaj. Plutoni do ju shtyjë drejt gabimeve të njëpasnjëshme në planin financiar dhe situata do përkeqësohet.
Demi
Gjatë kësaj dite do ju duket sikur dini gjithçka dhe sikur mund të arrini çdo gjë që doni pa pasur mbështetjen e askujt. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale nuk do ketë probleme. Do merreni vesh shumë mirë me partnerin dhe nuk do debatoni për asgjë. Ju beqarët, falë Venusit dhe Marsit, do keni takime shumë të këndshme dhe jeta do fillojë t’iu ndryshojë për mirë. Në punë do keni aftësi për të arritur rezultatet e duhura, por nuk duhet të bëheni mendjemëdhenj. Sa më me këmbë në tokë të jeni, aq më mirë do jetë. Dielli do ketë ndikimin më të madhe tek financat dhe do ju bëjë shumë më të kthjellet. Do i dini limitet e shpenzimeve dhe nuk do gaboni.





