Wednesday, May 20, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Të shtëna dhe kaos në koncertin e Ylli Limanit në Palasë, këngëtari: Më vjen shumë keq…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur koncertin e këngëtarit të njohur Yll Limani në një klub nate në Palasë, ku atmosfera festive u shndërrua në panik dhe kaos të plotë.

Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, teksa artisti ishte në skenë bashkë me grupin Three Dots, duke performuar para një audience të madhe.

Në zonën VIP të lokalit, një konflikt mes dy grupe personash u përshkallëzua shpejt nga debat verbal në përleshje fizike.

Të pranishmit raportojnë për përdorim të sendeve të forta, si shishe dhe gota, ndërkohë që në sfond dëgjohen edhe të shtëna armësh, duke krijuar panik të menjëhershëm.

Shumë persona u përpoqën të largoheshin me shpejtësi, duke lënë pas sende personale në rrëmujë.

Ylli Limani ndaloi performancën dhe më pas reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për atë që ndodhi: “Çka nisi si një mbramje perfekte, u la në gjysmë për shkak të një konflikti që ndodhi. Më vjen shumë keq edhe ishalla jeni krejt mire”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e konfliktit apo për personat e përfshirë, por pritet që hetimet të zbardhin më shumë detaje në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles