Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Xhensila Myrtezaj uron për ditëlindjen Ledri Vulën, “ndez” sërish rrjeti për një romancë mes tyre

Reperi dhe artisti i njohur Ledri Vula feston sot 39-vjetorin e lindjes. Si çdo vit, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët, por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e ndjekësve ka qenë urimi i këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Xhensila, përmes një videoje të postuar në Instagram, ka zgjedhur një urim të shkurtër por plot domethënie: “Urime ditëlindjen”, shoqëruar me një emoji të kurorës së mbretit.

Ky gjest ka rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes spekulimet që qarkullojnë prej disa muajsh, se mes Xhensilës dhe Ledrit mund të ketë lindur një romancë.

Megjithatë, pavarësisht zërave dhe aludimeve në media e rrjetet sociale, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar deri tani për të sqaruar dyshimet.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles