Thursday, May 21, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Stresi reagon pas arrestimit të Noizyt në Zvicër: 100% një keqkuptim i madh!

Pas lajmit të bujshëm për arrestimin e Noizyt në aeroportin e Cyrihut, nuk kanë munguar reagimet nga kolegët e tij në muzikë dhe një ndër ta është edhe Stresi.

Përmes një videoje në InstaStory, reperi shprehu keqardhje për mënyrën si publiku shqiptar shpesh reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve: “Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq,” tha ai.

Stresi u shpreh i bindur se gjithçka është rezultat i një keqkuptimi të madh, madje e cilësoi si një inskenim të qëllimshëm ndaj Noizyt, që sipas tij, ndodhi në një moment kritik për karrierën e tij, menjëherë pas publikimit të albumit të ri dhe nisjes së projekteve të reja.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh… një padrejtësi shumë e madhe,” u shpreh ai, duke u pozicionuar hapur në krah të kolegut të tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles