Një ditë më parë, lajmi për ndalimin e Noizyt në aeroportin e Zvicrës mori “dhenë”. Dikush tha se u ndalua për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe dikush tjetër për vepra më të rënda.
E teksa deri më tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga vetë Noizy ose mbrojtja e tij, ka qenë miku i tij, Stresi ai i cili ka hedhur “akuza” ndaj Medi Isenit.
Sipas reperit është Iseni, me të cilin dy vite më parë patën dhe një përplasje, ai i cili ka “gisht” në këtë punë.
“Prej që kemi pasur problemin me ty, unë nuk kam udhëtuar direkt drejt Zvicrës me ‘check me pasaport’ se e kam ditur që ti je e bën denoncime edhe atje.”
Ai shton se personi në fjalë ka qenë në Zvicër pak ditë më parë dhe lë të kuptohet se mund të ketë ndikuar në arrestimin e Noizyt.
“Keni sharë gjysmën e Shqipërisë dhe çka pret? A thua veç me ne ke pasur probleme, pëllumbi i Zvicrës ti”, tha ai, teksa më tej e përmbyll reagimin me një shprehje ironike:
Reperi e përmbyll reagimin me një shprehje me tone ironike: “Vetëm në mal ëndërr ka me t’u duk deti i Shqipërisë”.





