Alaudini dhe Olsa patën një bashkëpunim në ekran për BBVK i cili pritet të vijojë në spektakle të tjera. Shpesh kanë qarkulluar lajme se mes tyre ka pasur tension nga ky bashkëpunim. Megjithatë deri më tani gjithçka ka mbetur në prizmin e thashethemeve.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit Alaudini është ndeshur me një pyetje të guximshme.
A është e vërtetë që keni pas konflikt me Olsën?
Moderatori ka thyer heshtjen duke e zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
‘Atëherë fatkeqësisht për shumëkënd dua t’iu them që nuk kemi pas konflikte aspak, jemi në vrullin e punës kemi strese të ndryshme por konflikt nuk kemi pasur ende.’





