Saturday, April 18, 2026
spot_img
spot_img

Related Posts

Të rehatshme dhe shumë elegante: Ky është i vetmi version i streçeve që duhet të vishni këtë verë

Në këtë periudhë të vitit, veshja me streçe të gjata nuk është edhe aq e rehatshme, por një alternativë më e përshtatshme ka filluar të bëhet trend. Madje, kjo tendencë të bën të dukesh edhe më elegante, sidomos kur kombinohet me veshje të sofistikuara.

Bëhet fjalë për streçet treçerekëshe (capri), të cilat janë rikthyer fuqishëm në modë. Së fundmi, modelja Barbara Palvin u fotografua në Kanë e veshur me capri. Dhe po, i kishte kombinuar me taka, më saktë, me një palë taka me print zebre, të cilat janë shumë në modë.

Pantallonat capri vazhdojnë të jenë tepër ‘cool’, teksa shumë vajza mendojnë se duken shumë më mirë me taka sesa me këpucë të sheshta. Ky lloj kombinimi është perfekt për ditët me diell në fund të pranverës apo edhe gjatë ditëve të nxehta të verës.

Disa ide:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles