Të vegjël, me gëzof dhe pak të frikshëm: Labubu, lodrat në formë përbindëshi me buzëqeshje djallëzore, janë bërë obsesioni më i ri në TikTok dhe në botën e të rriturve që blejnë lodra – të ashtuquajturit “kidults”.
Krijuar nga artisti hong-kongas Kasing Lung dhe prodhuar nga kompania Pop Mart, Labubu u kthyen në hit që prej vitit 2019, sidomos si zbukurime çantash. Pasi u panë në çantën e anëtares së grupit Blackpink, Lisa, ato shpërthyen në rrjet: mbi 1.4 milionë postime me hashtag #Labubu.
Por së fundmi, shitjet e tyre janë pezulluar në Mbretërinë e Bashkuar për arsye sigurie. Pse? Sepse u raportua një sherr fizik në një dyqan në Londër, ku njerëzit kishin fjetur jashtë për të blerë edicionet e reja.




