Padyshim që ky vit do të jetë i Gjestit! Pas bujës që bëri në Shqipëri, fitoren e çmimit të madh në Big Brother Vip Albania, tanimë i është futur me “kokë” projekteve muzikore dhe kush nuk dëshiron që ta ketë afër tani që shumë shqiptarë janë të “çmendur” pas tij.
Një rrugëtim i ri sapo ka filluar për Gjestin. Ai ka zyrtarizuar së fundmi bashkëpunimin me kompaninë menaxheriale SGM Management.
Ka qenë vetë label- i i cili ka njoftuar se artisti tashmë është pjesë familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar kështu nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të kuptohet kështu që projektet e para janë gati të “shpërthejnë”.
Kujtojmë se SGM Management ka në menaxhim disa artistë të suksesshëm, mes tyre edhe Ylli Limanin.





