E ndërkohë që zhurma është ende prezente për Lamborghnin me të cilën reperi Noizy vendosi që të shkonte në takimin e kryeministrit Edi Rama në “Rrugën e Arbrit”, “bisha” më e re e artistit është duke ardhur në Shqipëri.
Bëhet fjalë për një Lamborghini Urus e vitit 2025 e cila kushton plot 241 mijë dollarë! E shumë pak ditë do që “bukuroshja vjollcë” të “zbarkojë” pikërisht në garazhdin e reperit, për t’iu bashkuar kështu koleksionit të automjeteve të tjera luksoze të Noizyt.





