Pas publikimit të pamjeve ku Driloni shihet duke u puthur me një vajzë tjetër, një reagim i beftë, por plot ironi ka ardhur nga gazetari Milaim Zeka. Ai ka postuar në Instagram një foto të çiftit dikur të përfolur Sara dhe Driloni, duke shtuar përshkrimin: “Të zhdukur e ka pas prej fillimit, ama tani është momenti!”
Ky reagim vjen pikërisht në kohën kur rrjetet sociale janë përfshirë nga debatet dhe spekulimet rreth prishjes së lidhjes së tyre, sidomos pasi Sara ka fshirë çdo gjurmë të Drilonit nga platformat e saj.
Ironia e Zekës lë të kuptohet se lidhja e tyre nuk ka qenë kurrë e vërtetë apo e fortë, por më shumë një “serial” i inskenuar, që tani ka marrë fund në mënyrën më dramatike të mundshme.





