Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Ndërron jetë aktorja 11-vjeçare e Netflix, pësoi 12 arreste kardiake në dy ditë

11-vjeçarja Milena Brandao, e njohur në Brazil për pjesëmarrjen e saj në serialin e njohur të Netflix-it Sintonia, vdiq në një spital të Sao Paulos pas disa episodesh arresti kardiak.

Vajza e vogël përjetoi dhimbje të forta koke dhe u dërgua me urgjencë në spital. Brenda një periudhe dy-ditore, ajo pësoi gjithsej 12 arreste kardiake, sipas mjekut që e trajtonte. “Mjekët ende nuk më kanë thënë saktësisht se çfarë i ndodhi vajzës sime dhe çfarë e vrau atë“, tha nëna e saj, Thais Brandao, për rrjetin brazilian të lajmeve G1.

Simptomat e para filluan më 24 prill, pasi ajo ankohej për dhimbje koke, dhimbje këmbësh, përgjumje, humbje të oreksit dhe episode të të fikëtit.

Gjatë kësaj kohe, ajo vizitoi një qendër urgjence dhe dy spitale shtetërore në São Paulo. Fillimisht, mjekët dyshuan se ishte një infeksion nga ethet e dengues, por testet e mëvonshme zbuluan praninë e një tumori në tru.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles