Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

“Kam kaluar një sëmundje të rëndë”, Aulona Musta loton teksa kujton fëmijërinë

Mes batutave dhe episodeve komike me gazetarë e vegjël “Në Kurthin e Piter Pan” gazetarja Aulona Musta ndau me publikun pak nga jeta e saj. Të gjithë kemi një lidhje shumë të fortë me gjyshërit, por ajo raportin e ngushtë me gjyshen e saj të ndjerë, e lidh me një periudhë shumë të vështirë të jetës së saj.

Me sytë e përlotur, tregon që në fëmijëri ka kaluar një sëmundje shumë të rëndë dhe ka qëndruar më shumë se një muaj në spital. Në këtë kohë të vështirë për të ka qenë pikërisht gjyshja ajo që i shkonte çdo mbrëmje tek spitali, i qëndronte tek koka e krevatit dhe i dha dashurinë e kurajon që t’ia dilte mbanë.

“Kur kam qenë e vogël kam kaluar një sëmundje të rëndë, goxha të rëndë, ku mjekët i kanë thënë mamit tim që është mrekulli që Aulona është në jetë dhe për një muaj, një muaj e pak kam ndenjur në spital. Çdo darkë nëna vinte atje që rrinte me mua që të mos isha vetëm. Sot e kësaj dite kam atë imazhin e saj që e shikoja kur isha e shtrirë dhe ajo futej tej dera dhe sot ajo që nuk jeton më, u bënë shumë vite, ia ndjej mungesën në mënyrë të jashtëzakonshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles