Krisa, ish-banorja e Big Brother dhe moderatorja aq e dashur për të gjithë, ka ardhur me një pamje magjike për natën e maturës.
Me një varëse elegante dhe grim të realizuar me finesë, ajo na tregon se si thjeshtësia dhe bukuria mund të shkojnë bashkë.
Në videon e saj, Krisa u drejtohet ndjekësve me shumë dashuri:
“Më thoni në koment si i doni fustanet, make up dhe ne do ju japim sugjerimet e duhura.”
Një ftesë kjo për të gjitha vajzat që duan të duken si princesha në natën e tyre speciale, në mbrëmjen e maturës.





