Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Përgjatë kësaj dite, çdo 1 maj kujtojmë betejat dhe sakrificat e lëvizjeve punëtore që kanë nisur që nga shekulli i 19-të. Ato kërkonin kushte më të mira, paga më të larta dhe më pak orë pune. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve festohet në më shumë se 80 vende të botës, duke përfshirë Indinë, Kubën dhe Kinën. Njerëzit bëhen pjesë e marshimeve që të promovojnë të drejtat e çdo punëtori si dhe dhe për t’i mbrojtur ata nga shfrytëzimi. Tradita e 1 majit daton në vitin 1856, kur punëtorët e minierave të gurëve në Australi, ndërprenë punën dhe organizuan një protestë para godinës së Parlamentit. Kjo lëvizje gjeti një përkrahje të madhe ndërkombëtare.Në vitin 1885, punëtorët australianë bënë sërish një kërkesë me parullën: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë.”
Më pas në vitin 1886, punëtorët në Çikago organizuan një grevë për të kërkuar një ditë pune tetë orëshe. Asaj kohe, punëtorët nuk kishin të drejta, punonin 16 orë në ditë, në kushte shumë të këqija dhe humbnin jetën në vendet e punës. Mbi 200,000 punëtorë u mblodhën për të protestuar në sheshin qendror të Çikagos. 7 policë dhe 8 prej udhëheqësve kryesorë të “Federatës së Punëtorëve” humbën jetën për shkak të një bombe të hedhur nga forcat policore në sheshin “Haymarket”. Kështu kjo protestë mori emrin “Revolta e Haymarket” dhe zgjati 3 ditë.
“Do të vijë një kohë kur heshtja jonë do të jetë më e fuqishme, se zëri që ju po mbytni sot,”- ishin këto fjalët e fundit të August Spies, një prej punëtorëve të pafajshëm që u ekzekutua gjatë shpërthimit.





