Saturday, May 23, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Çfarë i ndodhi Leonard Bombajt në Tiranë?

Mund të jesh një personazh i njohur dhe të gjendesh në rrethana të jashtëzakonshme kërkesë për ndihmë e të mos e kursesh.

Kështu ndodhi me regjisorin Pëllumb Kulla e kantautorin Leonard Bombaj që fare rastësisht kishin planifikuar një kafe te Pazari i Ri në Tiranë por u gjenden në një skenë surreale ku një vajzë 20 vjeçare po asfiksohej nga fryma.

Eshtë Leonardi që tregon gjithë historinë se çfarë ndodhi, e më pas duke botuar edhe mesazhin falenderues të vajzës në telefonin e tij.

Shkruan Leonard Bombaj:

“Tek rruga e Pazarit të Ri, po ecja me P.Kullën. Befas thirrje “Ndihmë” një vajzë 20 vjeçare po asfiksohej nga fryma. E ëma përpëlitej afër. Kërcitën telefonat. Urgjenca u shfaq, por nuk afrohej dot, një shi i lehtë filloi. Trafiku u rëndua. Imagjinoni! Ambulanca 500 m larg, makinat leviznin si pleqtë në radhë për abone, vajza asfiksohej. Kulmi makina qe dilnin nga parkimi, zinin rrugën, vajza hapte sytë, thithte ajër si për të fundit herë. Besomëni! M’u mor fryma. Ambulanca 10 minuta të na afrohej. Një shofere doli nga shtëpia me makinë, bllokim total. Infermierët zbritën, na erdhën pranë por ikën më lart se gardhi nuk i linte. Një çast vajza më sheh dhe mes asfiksisë më thotë “A-je-ti-Ai?” “Po po – I thashë. Ai jam! Por kurseje frymën të lutem!

Ajo mes gulçit të frymëmarrjes, buzeqeshi “Të njoh Le..nard Bo…” Në siklet, i thashë “Mos fol, na falendero nesër, kurse frymën o goc!”

Kapëm barelën me Pëllumb Kullën, hipëm të ëmën në ambulancë, pas 10 metrash ndaloi prapë. Vrapuam serish! “Çfarë ka?” Shoferi tha “Po i bën mjekja ndihmë vajzës dhe makina nuk duhet te jetë në levizje.” Dhe pas kaq ditësh gjej një sms në inbox. Më besoni! U gëzova sikur më erdhi bashkim familjar përtej oqeanit. Elisa! Bekuar qofsh o goc! Ti dhe mami! Ne me Pëllumb Kullën pyesnim “Ç’u bë më vajzën që vuante për ajër dhe gjeti forcë të buzëqeshte?” Bekime! Vajzës! Nënës! Mjekëve! Dhe kalimtarëve që 10 telefona binin njëherësh. Kur zgjohemi, te falenderojmë universin që marrim frymë! Sa lekë kushton?”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles