Yjet e kinematografisë botërore janë bërë bashkë dhe do të prekin tokën shqiptare duke sjellë një nga nga filmat që pritet të korrë një sukses të padiskutueshëm jo vetëm në trojet shqiptare por dhe më gjerë, premton sukses ndërkombëtar.
“Me & Milosevic” me skenar dhe regji të Arben Kastratit do të jetë filmi që do të bashkojë yjet e kinematografisë në një produksion me përmasa të mëdha që ndërthur historinë me aspektet njerëzore të krijimit të një heroizmi të rremë.
Ky film do të jetë i përkthyer në tre gjuhë, anglisht, frëngjisht dhe shqip. Ky produksion do të rikthejë aktorin e njohur të Hollywood-it Louis Mandylor.
Ylli i kinematografisë është shprehur se, skenari i Arben Kastratit është shumë i thellë dhe personazhet janë shumë të pasura.
“Mendoj se personazhi im është një reflektim dhe metaforë mbi jetën, politikën dhe njerëzimin. Dhe ndoshta pyetja që shtrohet është; ‘A është ai njeri i mirë apo i keq?’ Skenari i Arbenit është shumë i thellë, personazhet janë shumë të pasura. Në këtë film ndodhin shumë histori që ndërthuren mes tyre”, tha Mandylor.
Ndër të tjera aktori dha dhe përshtypjet e tij për Shqipërinë duke thënë se është një vend i mrekullueshëm dhe se ka dëgjuar se kaplazhe fantastike në Jug.
“Sot vendi juaj është një vend i mrekullueshëm. Ende nuk kam shkuar në plazh, por kam dëgjuar që plazhet në jug janë fantastike”, u shpreh ai.
Po ashtu vlerësoi dhe sipërmarrësen dhe një nga aktoret në filmin “Me & Milosevc”, Erjola Braha.
“Kjo zonja këtu është më e mira. Një kontribut i jashtëzakonshëm për filmin dhe kamera e adhuron, siç mund ta shihni. Ishte shumë kënaqësi të takoja Lolën dhe shumë të tjerë”, përfundoi aktori hollivudian.
Sipërmarrësja dhe aktorja Erjola Braha, ka treguar më shumë detaje se si u gjend në këtë produksion ndërkombëtar dhe impaktin që pritet të sjellë në promovimin turistik të Shqipërisë.
Ndonëse i përket botës së biznesit, Erjola Braha thekson se është ndjerë mjaft komode me kastin e aktorëve dhe është përshtatur me rolin e saj në filmin “Me & Milosevic”.
Erjola Braha në këtë film do të jetë Valeria, bashkëshortja e kryeredaktgorit amerikan i cili raporton në kohë reale të gjitha ngjarje që ndodhin në Kosovë.
Ndër të tjera Erjola Braha thekson se me këtë film do të promovojnë qytetet si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.
“Besoj shumë se në rrugëtimin tonë të jetës kryqëzohemi shumë me ngjarje, njerëz, histori që na përkasin prej kohësh. Sot është dita. Jemi ku duhet të jemi. Të gjithë së bashku.
Eksperienca e mrekullueshme. Bashkëpunimi me regjisorin Arben Kastrati dhe me të gjithë kastin më bëri që të ndjehem komode. Personazhi im është Valeria. Bashkëshortja e kryeredaktorit amerikan, i cili raporton në kohë reale të gjithë ngjarjet që ndodhin në Kosovë. U përshtata tepër me Valerian pasi ishte një personazh që e gjeta veten menjëherë. Unë vij nga bota e biznesit. Dhe me vjen shumë mirë që me filmin, me këtë iniciativë po promovojmë qytetet tona të mrekullueshme si në Shqipëri dhe Kosovë”, tha Braha.
E shkruar dhe e drejtuar nga Arben Kastrati, historia nxjerr në pah heroizmin e rremë të një protagonisti që takon Millosheviçin në Hagë. Përmes ironisë së filmit midis dramës dhe komedisë, protagonisti kryesor përdor përballjen me ish-udhëheqësin e agresionit serb në Ballkan.
Për ta sjellë këtë rrëfim në jetë, Kastrati gjithmonë ka zgjedhur emra të shquar. Gérard Depardieu është vetëm njëri prej tyre. Destinacioni i parë me aktorin e famshëm francez ishte Gjirokastra dhe Tirana.






