Sunday, May 24, 2026
spot_imgspot_img
spot_img

Related Posts

Bes Kallaku rikthehet te “dashuria e parë”

Që pas divorcit nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku ka tentuar që të vendosë jetën e tij në një normalitet.

 

Por duket se divorci tronditi jo pak jetën e tij, duke e bërë që të merrte pak kohë nga këto angazhime.
Megjithatë, nuk mund të themi se një të mirë e pati e gjitha kjo histori. Pas ndarjes, çmimi për të pasur performancat e tij live u rrit ndjeshëm.
Shkak u bënë edhe disa këngë, në dukje si akuza drejtuar ishgruas së tij. Por mesa duket kjo situatë nuk zgjati shumë. Edhe pse solli disa produksione të reja, tregu muzikor duket si një terren plotësues për të, sesa një profesion i mirëfilltë. Ndaj edhe Bes Kallaku ka vendosur t’i rikthehet edhe njëherë aktrimit.

 

Aktori, do të rikthehet edhe njëherë në skenën ku edhe u bë i famshëm, në show e humorit. Mesa duket aktrimi është përsëri në planet e tij, duke vendosur që të kthehet edhe njëherë jo vetëm si aktor humori, por edhe me pjesëmarrje nëpër filma dhe produksione që do të mbërrijnë nga vetë ai.

Ditët e fundit, aktori ka nisur edhe përgatitjet për rikthimin e tij në kinematografi, duke vendosur kështu të rikthehet sërish tek ‘dashuria’ e tij e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Popular Articles