Rizarta dhe Xeni, dy prej emrave më të dashur të “Big Brother VIP”, duket se kanë gjetur jo vetëm miqësi, por edhe diçka më shumë mes tyre.
Lart e poshtë po thuhet se mes tyre po lind një histori dashurie.
Fotot e fundit të dyshes, ku shihen të buzëqeshur dhe plot energji pozitive, kanë ndezur rrjetet sociale, duke bërë fansat të aludojnë për një lidhje që tashmë nuk është më thjesht një thashethem.
Rizarta dhe Xeni, duket se kanë gjetur te njëri-tjetri një shpirt binjak, duke shndërruar miqësinë në një dashuri të bukur.
Por që presim për një konfirmim nga vetë ata 🫣 se mbase dhe këto thashetheme nuk janë gjë tjetër veçse thashetheme!





